Transmetuar më 18-02-2021, 10:21

Ashtu siç është njoftuar më herët nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pritet që të nisë sot procesi i vaksinimit në qytetin e Vlorës.

Mirëpo, sipas Top Channel një incident është shënuar në ambientet e pallatit të sportit, i cili është shndërruar në sallë vaksinimi.

Raportohet se krye-vaksinuesit në Vlorë i ka rënë të fikët. Ndërkohë ai është shoqëruar me ambulancë për në spitalin rajonal të Vlorës. Nuk dihet ende pse ai humbi ndjenjat papritur.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ekipi i vaksinuesve është trajnuar për këtë proces. Pas Tiranës, vaksinimi vijoi fillimisht në Shkodër, ndërsa sot do të vazhdojë në Vlorë.

Bëhet fjalë për 1500 doza dhe 745 persona që do të vaksinohen si pjesë e stafeve mjekësore. /e.a/noa.al/