Transmetuar më 18-02-2021, 07:35

Vendi ynë do të mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave deri në orët e pasdites.

Ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes, vranësirat do të bëhen gradualisht më të dukshme në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore, nga -8°C deri në 12°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior, duke krijuar në brigjet detare një dallgëzim deri në 2-3 ballë. /e.a/noa.al