Transmetuar më 17-02-2021, 23:57

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë, në zonën e njohur si ‘Rruga B’ e kryeqytetit, ku dy persona kanë filluar të përleshen me njëri-tjetrin.

Mediat vendase shkruajnë se gjatë shkrepjes së armës nga personat që po përlesheshin, është plagosur një kalimtare e rastit.

Personi është dërguar në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetën.

I plagosur ka mbetur edhe njeri nga personat qe ishte i përfshirë në përleshje.

Gjatë përleshjes personat ia kanë drejtuar armën edhe policisë.

Mediat në Kosovë raportojnë se në vendin e ngjarjes menjëherë ka arritur policia. Edhe pse pas disa thirrjeve të zyrtarëve policor drejtuar të dyshuarve që të ndaleshin, ata nuk janë bindur.

Në vendin e ngjarjes për momentin ndodhen edhe zyrtarë të tjerë të policisë si dhe ekipet e autoambulancës.