Transmetuar më 17-02-2021, 19:45

OPINION NGA Ira S. Kurti

Nisur nga deklaratat për shtyp të KM Rama se po bënte sakrificë të madhe duke i munguar familjes e sidomos të birit të vogël Zaos, por që atij i duhej pushteti të mbaronte projektet që ka në kokën e tij për vaksinimin  e popullsisë në luftë kundra virusit do t’a komentoja si më poshtë:..

Përpara familjes nuk duhet të vijë asgjë. Po nuk je për familjen, nuk mund të jesh për të tjerët. Mesa duket ndaj po vuajnë të tjerët, sepse vet familja e tij po vuan. Familja e tij vuan se nuk e shohin e nuk konsumojnë kohë me të, kurse të tjerët vuajnë ngaqë e shohin pa pushim në çdo media e gazetë, pra e shohin me tepri.

Arsyet pse z. Rama do të rrijë në pushtet nuk e justifikojnë vazhdimin e pushtetit të tij, por përforcojnë bindjen tonë për Kultin e Individit që ai i ka dhënë vetes, si i pazëvendësueshëm.

Ka një të drejtë po ta marrësh si rrjetën e merimangës që ai përdor, ajo ka qenë e formuar tash 80 vjet, pra strukturat partiake, por jo vet elementët e kësaj strukture që Rama i ka ripërtërirë me militantët e tij. KM Rama don të shpëtojë popullin nga Virusi me anë të vaksinimit! Por nga cili Virus? Sepse Covid19 ka pësuar mutacione të reja dhe ajo vaksinë që doli për të, nuk pi më ujë me variantet e reja. Kurse "Virusi" konstant i pandryshueshëm, ai i pushtetit korruptim, ai ka si vaksinë largimin e kastës politike 30 vjeçare që është rreziku më i madh që i ka ra Shqiptarëve.

Pasi i zaptuan Popullit të drejtën e zgjedhjes së lirë kur ja ndryshuan Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën e kthyen nga Kushtetutë të RSh-së që duhej të mbronte parimet e interesat e Popullit,  tani mbron interesat Partiake të Kryetarit të Partisë.

Ndaj ai do t’i bënte një nder të madh vendit e popullit tonë të merrte për dore gjithë kastën politike 30 vjeçare të korruptuar dhe të harxhojnë kohën me familjet veta, të gatuajnë, lexojnë, luajnë me fëmijët e tyre akoma të pa rritur mirë dhe kështu populli shpëton nga propagandat e tyre mediatike dhe nga korrupsioni i pushtetit. Se realiteti tregon që asnjë shqiptar brenda e jashtë kufijve nuk i beson më asnjërit prej tyre. Atyre ju shtohen vilat, Popullit ju paksuan shtëpitë dhe as çadrat nuk i gjenin dot kur ra tërmeti.

Ne që kemi mbaruar me detyrimet familjare, i kemi rritur fëmijët, jemi kujdesur për prindërit dhe i jemi futur çështjes Kombëtare mund t’ju zëvendësojmë pa pikë problemi dhe me ide të qarta dhe me eksperienca të shkëlqyera dhe me thjeshtësinë që të konsultohemi me grupin e të mënçurve, dhe me pjekurinë që e kuptojmë se askush nuk është i pazëvendësueshëm në punë (jo si njeri).

Edhe kastën politike të korruptuar nëse drejtësia do t’i fuste në burg, ne do shkojmë t’i konsultojmë atje në burg sepse edhe eksperiencat e tyre i duhen Shqipërisë dhe Kombit tonë. Qofshin ato negative, për mos t’u përsëritur të njëjtat gabime kurrë më! Të gjithë i provuam dhe dështuan të ndërtojnë Shtetin Ligjor, institucione të pavarura dhe të pakorruptuara. Shqipërinë e lanë pa Gjykata tash 7 vjet me hilen që të prishin funksionimin e një shoqërie, e të organizmave brenda shtetit. Asnjë politikan i dënuar, asnjë politikan nuk jep llogari elektoratit vet, asnjë politikan nuk e justifikon dot pasurinë e vet… dhe Vota që duhej t’i largonte të gjithë këta të korruptuar nuk i largon dot pasi Sistemi zgjedhor është i kapur, i transformuar t’iu shërbej vet atyre.. Popullit i kanë lënë vetëm çelësat e kashtës ose Revolucionin..

Pra Ramës, Bashës, Metës, Kryemadhit me kompani i leverdis mbajtja e Pushtetit me çdo kusht, dhe ky fakt është fatkeqësisht në  konflikt me interesat popullore!!

Kur Pushteti bëhet më i rëndësishëm se Familja, duhet kuptuar PSE-ja?

/a.m/NOA.al