Denoncimi/ Qytetari çon të ëmën në urgjencë, mjeku në gjumë, pasi çohet pinte cigare dhe luante në telefon
Transmetuar më 17-02-2021, 17:54

Një qytetar nga Kavaja denoncoi shefin e spitalit të qytetit të tij, për papërgjegjshmëri dhe neglizhencë në kryerjen e detyrës.

Qytetari ka treguar për JOQ se para disa ditësh ka dërguar të ëmën  në spital për një vizitë, por nuk iu përgjigj askush.

Pasi ka trokitur në zyrën e shefit të spitalit, djali kishte hapur derën dhe e kishte gjetur drejtuesin e spitalit në gjumë.

Ai më pas ishte zgjuar dhe i kishte thënë që ta priste në një dhomë tjetër, por ai ishte vonuar sërish.

Kur kishte shkuar sërish për ta pyetur pasi ishte vonuar, kishte gjetur shefin e spitalit në dhomën e tij duke pirë cigare dhe duke luajtur me telefon.

Sikur të mos mjaftonin këto, shefi i spitalit kishte shkuar të vizitonte qytetaren  pa asnjë mas anti-Covid duke rrezikuar jetën e saj.

Denoncimi i qytetarit:

“Psh joq doja te denoncoja rastin e nje mjeku te papergjegjeshem sesi ai shperdoron detyren . Para dy ditesh ose me sakte te dielen qe kaloi kam cuar nenen per vizite ne spitalin e kavajes ose me sakte ne repartin e urgjences.

Ngaqe spo shihja njeri te disponushem nga ana e stafit trokita ne deren e mjekut dhe askush nuk pergjigjej , hapa deren e dhomes dhe cte shihja mjeku ia kishte fut gjumit per shtat pale qejf ne orarin e punes ja dhe foto. pastaj si te mos mjaftonte kjo pasi u zgjua me tha hyr tek dhoma tjeter por perseri po vonohej i shkova perseri dhe cte shihja doktori po pinte cigare ne dhomen e mjekut dhe po luante me tel ja dhe foto tjeter.

Dhe si mos mjaftonte mjeku gjat vizites nuk perdori asnje dhoj mase ndaj covid 19 , as maske as doreza as perparse ja dhe nje tjeter foto mbas vizites. Turp e faqja zeze sesi mund te ekzistojne alkoma te tille mjeke kaq te papergjegjshem ne sistemin e shendetesise duke rrezikuar jeten e pacienteve dhe te te semureve duke mos perdorur asnje lloj mase anticovid .

Mora vesh qe na qenka dhe shefi urgjences imagjino shefi ne kete gjendje ca do presesh nga pjesa tjeter. Shpresoj qe aturitetet perkatese te ministrise te marrin masa ndaj ketij shefi te papergjegjshem dhe shefave te tjere si ky qe rrezikojn cdo dite jeten e te tjereve dhe te lutem anonim se na bie halli perseri dhe ste kapin me me dore keta te lene te vdesesh.’

/a.m/NOA.al