Transmetuar më 17-02-2021, 15:34

Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur betejën me Covid 19 pesë pacientë. Një shifër në rritje, në krahasim me ditët e fundit, ku numri i viktimave ka qenë më i ulët, ose thuajse nuk ka pasur fare fatalitete.

Autoritetet shëndetësore, njoftojnë se nga 2,667 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar pozitivë për Covid 297 persona.

Ndërkohë, deri tani, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 65,065 raste, ndërsa në 24 orë, janë shëruar 311 pacientë.

Rastet e vdekjeve, janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (81, 53 vjeç), Ferizaj 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (80 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (57 vjeç).

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 106 raste, Prizren 20 raste, Gjakovë 19 raste, Pejë 17 raste, Mitrovicë 16 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Gjilan 15 raste, Ferizaj 14 raste, Vushtrri 13 raste, Klinë 9 raste, Lipjan 8 raste, Rahovec 8 raste, Podujevë 7 raste, Obiliq 6 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 4 raste, Suharekë 4 raste, Viti 4 raste, Drenas 2 raste, Hani i Elezit 2 raste, Malishevë 2 raste dhe Kamenicë 1 rast. /e.a/noa.al/