Transmetuar më 17-02-2021, 13:44

Pas dëmtimit, formës jo të mirë dhe problemeve me klubin, e ardhmja e portierit të Lacios dhe kombëtares shqiptare të futbollit, Thomas Strakosha është shndërruar në një problem.

Në fakt, 25-vjeçari nuk është më zgjedhje e parë e trajnerit Inzagit për portën, për shkak të infektimit me koronavirus dhe dëmtimeve të shumta që e kanë shoqëruar muajt e fundit.

Në formacionin e Lacios, në portë është veterani Reina, ç’ka tregon se ka ndryshuar hierarkia. Për më tepër, Strakosha ka vuajtur së fundmi edhe nga një problem në gju, që e mbajti larg fushave për pak kohë.

Portieri shqiptar është kuruar në Gjermani dhe tashmë mund përfshihet në listën e të grumbulluarve për ndeshjen me Sampdorian.

Por nga merkatoja, kanë nisur të qarkullojmë lajme që e largojnë “gardianin” kuqezi nga kryeqyteti italian me destinacion Borusian e Dortmundit.

I pyetur pak kohë më parë për interesimin e mundshëm të verdhezinjve, Strakosha u shpreh:  “Borusia  Dortmund? E kujt nuk do t’i pëlqente të luante atje!”.

Sipas “Sky Sport”-it gjerman, Borusia po mendon seriozisht për mbrojtësin ekstrem të Lacios. Kanë nisur tashmë kontaktet me manaxherët e tij, për të kuptuar se sa është e mundur që të kryhet ky transferim.

Strakoshës i skadon kontrata me Lacion në vitin 2022 dhe gjatë muajve të ardhshëm, klubi italian duhet të marrë një vendim.

Drejtori sportiv, Igli Tare gjithmonë ka besuar te bashkëkombësi i tij, tani mbetet për të kuptuar se kush do të jetë zgjedhja e portierit të talentuar. /e.a/noa.al/