Transmetuar më 17-02-2021, 07:47

Territori shqiptar, gjatë paradites së sotme do të vijojë të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave, ku më të dukshme paraqiten në zonat veri- verilindore.

MeteoAlb parashikon që pasditja dhe nata do të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të vijojne të rriten në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore, nga -11°C, deri në 9°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi lindor, duke krijuar një dallgëzim të papërfillshëm në det. /e.a/noa.al/