Transmetuar më 16-02-2021, 23:39

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari ka ndodhur në Islandë.

Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri, mbrëmjen e së shtunës, në zonën Rauðagerði, të Reykjavík.

Një burrë rreth të dyzetave është arrestuar dhe u paraqit para Gjykatës së Rrethit Reykjavík mbrëmjen e djeshme dhe do të mbëhet në paraburgim deri të Premten, ndërsa policia heton ngjarjen.

 Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur la pas një grua shtatzënë dhe një fëmijë të vogël.

Gjithashtu mësohet se familjarët ishin në shtëpi në momentin kur u qëllua, raportojnë mediat e huaja.

 Fqinjët e tyre, të cilët kanë dëshmuar për policinë kanë thënë se nuk kishin dëgjuar asgjë të pazakontë.