Transmetuar më 16-02-2021, 19:03

Si për shumë të tjerë, edhe këngëtarja Ronela Hajati tha se 2020-ta ishte viti i saj më i vështirë në jetë. Ajo tha se falë muzikës është përpjekur të lërë pas mërzinë dhe shqetësimet.

“E di që u bë një kohë e gjatë që unë nuk jam aktive në muzikë apo intervista apo rrjete sociale”, tha ajo.

“Në fund të ditës publiku do muzikë për të hequr mendjen nga problemet dhe harrojnë që gjithkush nga ne ka shqetësime”.

“Edhe pjesa më e vështirë është kur gjërat duhet t’i mbash për vete. 2020 ka qenë një nga vitet më të këqija për mua në çdo aspekt”.

“Shumë të pakta kanë qenë momentet kur kam qeshur… shumë të lodhshme momentet që duhet të sillesh sikur çdo gjë është ok. E vetmja gjë shpërqendruese ka qenë muzika! Sepse muzika na e bënë çdo ndarje, sëmundje, vdekje, lot, mërzi, agoni pak më të përballueshme! Duajeni veten! Bëhuni të mirë! (Rron – 2021)”, ka shkruar Ronela në Instastory.

/a.m/NOA.al