Transmetuar më 16-02-2021, 18:34

Tre muaj pas vdekjes së Diego Armando Maradona, një tjetër legjendë e madhe e futbollit argjentinas u nda nga jeta

Leopoldo Jacinto Luke, kampioni i botës në 1978 me Argjentinën, u nda nga jeta të hënën në moshën 72 vjeç.

Luka vdiq në një spital në Mendoza. Ai doli pozitiv ndaj koronavirusit, prandaj u shtrua në spital, por pati komplikime që i shkaktuan një sulm në zemër.

Në periudhën nga 1975 deri në 1981, Luke luajti 43 ndeshje për Argjentinën dhe shënoi deri në 21 gola.

Në Kupën e Botës në Argjentinë, 1978, kur u shpall kampion bote në një finale dramatike me Holandën,  ai shënoi katër gola në pesë ndeshjet e luajtura gjatë turneut./a.m/NOA.al