Transmetuar më 16-02-2021, 17:01

Vajza e një pacienti të infektuar me koronavirus, e cila kishte akuzuar publikisht përmes mediave se babait të saj i kanë humbur sendet personale, gjatë kohës që ai është transferuar nga spitali COVID 1, te COVID 3, ka mundur t’i marrë sot ato që ka pretenduar se i ishin vjedhur.

Qytetarja u shpreh se sendet që mungojnë janë një unazë dhe portofoli, që sipas saj ka para brenda dhe ngriti dyshime se ata mund t’i ishin vjedhur pas vdekjes.

Në lidhje me këtë ngjarja ka reaguar QSUT, ku edhe sqaroi se asaj i janë dorëzuar vajzës së pacientit sendet personale.

Reagimi i QSUT-së:

Me poshte nje sqarim per mediat lidhur me intervisten e dhene sot nga nje zonje qe pretendonte se i ishin vjedhur sendet e babait.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në vijim të akuzave të hedhura nga një zonjë sot në oborrin e spitalit, mbi sendet personale të të atit, dëshiron të sqarojë publikun si vijon:

Pacienti R. V është paraqitur në Urgjencën e Shërbimit Infektiv më dt 14 Shkurt 2021 në orën 12:45 dhe regjistruar në regjistër me nr 990.

Në Urgjencë, në zbatim të Urdhrit nr. 44 pacientit i hiqen të gjitha sendet me vlerë dhe ruhen në vendin e paracaktuar në Urgjencë sipas proces verbalit dhe transferohet në pavion në kat 3.

Në dt 15 Shkurt 2021, në orën 17:23 në zbatim të urdhrit për transferim sipas listës respektive referuar nga Shefja e Sherbimit, pacienti R. V transferohet nga kati 3 i Shërbimit Infektiv-Njësia Covid 1 për në Njësinë Covid 3 -Zona B (shtrimi nr 14 në listën e transferimeve).

Në pavion dorëzohet me proces verbalin përkatës.

Sot më dt 16 shkurt 2021 paraqitet një zonjë e cila prezantohet si e bija e pacientit për tërhequr sendet personale.

Kryeinfermierja i kërkon kartën e identitetit të cilën nuk e kishte me vete. Zonja në fjalë rikthehet e pajisur me kartë identiteti dhe paraqitet tek Kryeinfermierja e Urgjencës Infektiv e cila i dorezon sendet personale të dëshmuara dhe në procesverbalin e firmosur nga vetë ajo.

Njoftojmë qytetarët se pranë Drejtorisë Qendrore të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ndodhet Zyra e Marrëdhënieve me Publikun, ku ata mund të drejtohen për çdo paqartësi dhe ku do të marrin të gjithë informacionin e nevojshëm.

/a.m/NOA.al