Transmetuar më 16-02-2021, 16:13

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) i ka hequr dy gjobat e vendosur pak ditë më parë kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Pas gjobave, çështja ishte apeluar nga përfaqësuesit e Erion Veliaj.

Sipas tyre, kryebashkiaku nuk kishte kryer asnjë shkelje gjatë takimeve të kryera në Tiranë.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve me 3 vota pro dhe 2 kundër të anëtarëve, shfuqizoi gjobat për Veliajn.  Dy anëtarët e KAS që votuan kundër heqjes së gjobave ishin Ledio Braho dhe Elvis Çefa.

Veliaj u gjobit me  75 000 lekë në total, me argumentin se kishte shkelur rregullat në zhvillimin e aktiviteteve elektorale, pas ankesës së LSI-së.

Përfaqësuesi i LSI-së pretendoi se Veliaj kishte shpërfillur parimin e armëve të barabarta që subjektet politike duhet të kenë 4 muaj para datës së zgjedhjeve.

Por pavarësisht akuzave dhe masës së marrë, gjoba e KQZ është hedhur sot poshtë.

/a.m/NOA.al