Transmetuar më 16-02-2021, 15:16

Ka mjaftuar një denoncim në polici dhe para kamerave të televizioneve dhe e drejta është vënë në vend.

Një grua nga Tirana, ka gjetur sendet personale të babait të saj për humbjen e tyre në ambientet e Spitalit Infektiv.

Ajo tha se i kanë humbur sendet personale të të atit, gjatë kohës kur ai është transferuar nga spitali COVID-1 në atë COVID-3.

Në një deklaratë për mediat jashtë Spitalit Covid 1, gruaja tha se në fillim, koordinatorët, që kanë kontakte me familjarët e pacientëve, i kanë thënë se sendet e babait të saj nuk ndodhen tek Infektivi.

Prej 24 orësh gruaja tregon se ka marrë vetëm një herë informacion dhe nuk e di si është gjendja e babait.

“Erdha dje për të m’i dhënë, nuk m’i dhanë. Atje thanë i ka marrë e bija. Më thanë në mëngjes nuk i ke këtu, i ke tek COVID 3. Shkoj atje, më dhanë vetëm varësen. Po nuk ishte portofoli as unaza. Pastaj kur denoncova, mi gjetën. Asgjë s’më thanë, merri ja ku i ke sendet dhe kaq. Nuk lajmëronin këto. Më thanë i ke atje, atje më thanë i ke këtu. As ushqimet që i kemi sjellë dje nuk i ka marrë. Koordinatorja i kishte thënë e ka marrë e bija tek COVID 3, e bija jam unë, por nuk i kam marrë”, deklaroi gruaja. /e.a/noa.al/