Transmetuar më 16-02-2021, 12:20

Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Goditje e sportistit, trajnerit, arbitrit” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”, është arrestuar nga Policia e Delvinës.

Sipas një njoftimi, në pranga ka rënë i riu me inicialet, A. H., banues në Delvinë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim, pasi në datën 19.12.2020, gjatë zhvillimit të një ndeshjeje në Delvinë, ka hyrë në fushë dhe ka goditur me sende të forta në kokë arbitrin e ndeshjes, shtetasin E.P.

Ngjarja e rëndë, ka ndodhur në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, Delvina-Alpetrol në fund të dhjetorit 2020, ku është goditur me gurë në kokë asistenti i arbitrit.

Ai është qëlluar me gurë nga jashtë stadiumit dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës.

Për fat të mirë, ai nuk pati pasoja për jetën pas marrjes së ndihmës së parë. /e.a/noa.al/