Transmetuar më 16-02-2021, 09:05

Nuk ka qenë një asteroid, por një kometë, ajo që do të shkaktonte zhdukjen e dinosaurëve në Tokë. Kjo tregohet nga simulimet e reja të kryera nga Universiteti Amerikan i Harvardit, rezultatet e të cilit janë botuar në Raportet Shkencore.

Një fragment i këtij trupi qiellor, dyshohet se ka zbarkuar në Tokë rreth 65 milionë vjet më parë. Mbetjet e goditjes mund të gjenden në kraterin ‘Chicxulub’, nën gadishullin Jukatan, në Meksikë.

Sipas autorëve të studimit, astrofizikanët Avi Loeb dhe Amir Siraj, kometa ka origjinën nga sfera e mbeturinave në buzë të sistemit diellor, retë e "Oort"-it.

Trupi qiellor u shty jashtë nga fusha e gravitacionit të Jupiterit gjatë orbitës së tij dhe u projektua drejt Diellit, tërheqja gravitacionale e të cilit e copëtoi atë.

"Në praktikë, Jupiteri veproi si një lloj makine ‘flipper’, duke shtyrë një kometë me periudhë të gjatë, e cila kërkon më shumë se 200 vjet për të orbituar Diellin, në një orbitë shumë afër yllit tonë, – shpjegoi Siraj. – Duke iu afruar shumë Diellit, trupi qiellor është copëtuar në kometa më të vogla, të cilat, – përfundon eksperti, – kanë mundësinë të godasin Tokën".

Konfirmimi i këtij simulimi, mund të vijë nga analiza të reja të përbërjes kimike të kratereve të ndikimit të Tokës. /e.a/noa.al/

Burimi: Tgcom