Transmetuar më 16-02-2021, 07:35

Qarkullimi i masave ajrore Siberiane do të ndikojë kushtet e motit në vendin tonë, duke bërë që kthjellime dhe vranësira të lehta të jenë dominante gjatë ditës së sotme.

Sipas MeteoAlb, orët e pasdites, vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten me 2-3 gradë në orët e mëngjesit, po ashtu edhe mesdita sjell rritje të tyre, duke luhatur vlerat ditore, nga -14°C, deri në 8°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi lindor-verilindor, duke krijuar në det një dallgëzim të ulët. /e.a/noa.al/