Transmetuar më 15-02-2021, 23:04

Klubi kosovar, Gjakova, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka dhënë një lajm të hidhur, duke njoftuar se ka ndërruar jetë në një moshë të re, futbollisti i tyre, Elirion Shabanaj.

Lojtari ishte vetëm 17 vjeç dhe largohet në mënyrë të parakohshme nga jeta.

Gjakova, i ka shprehur ngushëllime familjarëve të Elirionit, teksa shkruajnë se ishte një futbollist i talentuar dhe shumë i disiplinuar.

Postimi i klubit

Njoftim;

Njoftojmë të gjithë dashamirët e klubit dhe futbollistët e të gjitha gjeneratave se sot ndërroi jetë në moshën 17 vjeqare futbollisti ynë ELIRION SHABANAJ i cili ishte shembull për të tjerët si djalosh i diciplinuar por edhe futbollist shumë i talentuar i Kf.Gjakova. Ne si kryesi dhe staf dhe te gjitha grupmoshat e klubit ngushllojmë familjen SHABANAJ… Me xhehnet e shpërbleft allahu.