Transmetuar më 15-02-2021, 19:01

Në vendin tonë sot pati një rënie të dukshme të rasteve të reja me Covid.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, sot u shënuan 775 raste të reja me koronavirus, si dhe 12 humbje jete, ulje e ndjeshme kjo e numrit të infektimeve.

Sipas shifrave zyrtare, teksa për herë të parë gjatë shkurtit numri bie nën 800, nuk fshihet asgjë më shumë sesa shifrat e testimeve.

Gjatë këtij muaji rekordi i infektimeve u arrit më  9 shkurt, dita edhe me numrin rekord të testimeve: 4562 testime, 805 të shëruar, 1239 raste të reja dhe 16 humbje.

Gjatë 24 orëve të fundit me numrin më të ulët të testimeve, regjistrohet edhe numri më i ulët i të infektuarve:  2698 testime, 972 të shëruar, 775 raste të reja dhe 12 humbje jete.

Të dhënat e muajit shkurt

3 shkurt-3849 testime, 581 të shëruar, 1007 raste të reja dhe 6 humbje jete

4 shkurt-3974 testime, 585 të shëruar, 1052 raste të reja dhe 14 humbje jete

5 shkurt-4270 testime, 676 të shëruar, 1089 raste të reja dhe 15 humbje jete

6 shkurt-4539 testime, 656 të shëruar, 1130 raste të reja dhe 13 humbje jete

7 shkurt-4254 testime, 569 të shëruar, 1124  raste të reja dhe 14 humbje jete

8 shkurt-3485 testime, 684 të shëruar, 953 raste të reja dhe 12 humbje jete

9 shkurt-4562 testime, 805 të shëruar, 1239 raste të reja dhe 16 humbje jete

10 shkurt-4083 testime, 683 të shëruar, 1143 raste të reja dhe 15 humbje jete

11 shkurt-4092 testime, 746 të shëruar, 1105 raste të reja dhe 14 humbje jete

12 shkurt-3982 testime, 881 të shëruar, 1059 raste të reja dhe 14 humbje jete

13 shkurt-3994 testime, 740 të shëruar, 1152 raste të reja dhe 12 humbje jete

14 shkurt- 3885 testime, 781 të shëruar, 1088 raste të reja dhe 12 humbje jete

15 shkurt- 2698 testime, 972 të shëruar, 775 raste të reja dhe 12 humbje jete

/a.m/NOA.al