Transmetuar më 15-02-2021, 14:09

Një mjek nga Kashari, është shprehur i zhgënjyer me shërbimin shëndetësor që po i bëhet një të afërmi të tij të prekur me Covid në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Ai është paraqitur sot pranë spitalit Covid 1për të nxjerrë familjarin e tij, i shtruar dje në këtë strukturë mjekësore, pasi nuk është i kënaqur me shërbimin që po i bëjnë.

Ai thotë se pacienti është sjellë dje në orën 11:00, ndërsa sot po bën procedurat për ta nxjerrë nga spitali me oksigjen.

Në një prononcim për mediat ai deklaron: “Unë i them është mirë a nuk është mirë? Domethënë normale, njerëzore vetëm kaq. Ajo më thotë jo mos më merr në telefon, po si të mos i bie telefonit për njeriun tim?!, – ankohet ai. – Dje e kemi sjellë në orën 11:00. Vij nga Kashari. Do t’i shërbej më mirë, unë jam mjek vetë. Jam i zhgënjyer. Po bëhet procedura, por po ma zvarrisin, ndërkohë që unë s’dua të humbas minutat, se i sëmuri kohën do të fitojë, se po bëri dëmtime sëmundja, pastaj është shumë e vështirë, do ta lëvizë me oksigjen. E tillë është sëmundja”, – theksoi ai. /e.a/noa.al/