Transmetuar më 15-02-2021, 13:20

Seksi shumë i zhurmshëm në banesën e tij, i ka shkaktuar telashe një biznesmeni 53-vjeçar nga Biella në Itali.

Burri do të dalë para gjykatës, jo sepse ishte i mbingarkuar nga një pasion shqetësues, por sepse iu përgjigj protestave të fqinjit me një pistoletë ‘357 magnum’.

Siç raportohet nga "Secolo XIX", në fund të majit, ai do të paraqitet në gjykatë për të mbrojtur veten kundër akuzës, se ka ndjekur fqinjin e tij duke i drejtuar një armë zjarri.

Gjithçka nisi pesë vjet më parë një mbrëmje. Burri ishte me të dashurën e tij Lavinia, 38-vjeçe dhe epshi i çiftit "tronditi" gjithë ndërtesën e banimit.

Por që u kthye në një problem për familjen që jetonte me qira një kat më lart: një familje me tre fëmijë, nga të cilët më i riu në atë kohë ishte 11 vjeç.

Në pamundësi për të gjetur ndonjë justifikim për ato britma, babai shkoi të protestonte një kat më poshtë.

Ai i binte ziles në mënyrë të përsëritur, por kur dera u hap, tronditja ishte jashtëzakonisht e madhe.

"Çfarë doni? Ik, mos guxo të më bësh zhurmë në derë”, i tha biznesmeni fqinjit që kishte ardhur të ankohej.

Dhe për ta detyruar të largohej menjëherë, nxorri një pistoletë.

"Ai ma drejtoi në kokë dhe më ndoqi deri sa unë u ktheva në shtëpi", – i shpjegoi kryefamiljari karabinierëve.

Ai më pas ka bërë denoncimin dhe gjyqi pritet të të zhvillohet në pranverë. /e.a/noa.al/

Foto: Google