Transmetuar më 15-02-2021, 11:34

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ka rezultuar e infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja përmes një postimit në rrjetet sociale.

Ajo shprehet se është karantinuar dhe po përmbush detyrat e saj nga shtëpia, teksa apelon tek të gjithë për respektimin e masave anti-COVID me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

"Të dashur miq! Pas testimit për COVID-19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e mjekëve dhe do të vazhdoj t’i përmbush detyrat nga shtëpia.

Ju bëj thirrje të gjithëve, të respektoni të gjitha rregullat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së virusit.

Uroj shumë shëndet për ju dhe familjet tuaja!", – shkruan Kushi.

Kushi, nuk është e vetmja ministre në kabinetin e qeverisë Rama që infektohet me Covid. Më herët, kanë rezultuar pozitivë dhe janë shëruar, edhe ministrja e Financave, Anila Denaj dhe ajo e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. /e.a/noa.al/