Transmetuar më 15-02-2021, 07:33

Kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të mbizotërojnë motin në vendin tonë ditën e sotme, ku në skajin verior dhe jug-lindor, vranësirat janë më të shpeshta, duke sjellë dhe reshje të pakta dëbore.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që mesdita dhe pasditja të sjellin një mbizotërim të motit të kthjellët në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë,  duke luhatur vlerat ditore, nga  -17°C,  deri në 5°C.

Era do do të fryjë mesatare, me shpejtësi  55km/h nga drejtimi veri-lindor, duke krijuar në det një dallgëzim deri në 5 ballë. /e.a/noa.al/