Transmetuar më 15-02-2021, 04:21

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me Vjosa Osmanin kanë folur për mediat pas fitores së zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Albin Kurti tha se kjo është një ditë e jashtëzakonshme për të ardhmen e shtetit të Kosovës.

“Kjo është një ditë e jashtëzakonshme për të mirë për Republikën e Kosovës dhe për vitet e ardhshme që vijnë”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, u vërtetua se këto zgjedhje ishin një referendum i pastër si përgjigje për vendosjen e drejtësisë dhe kundër fenomenit të kapjes së shtetit.

“U vërtetua se zgjedhjet ishin referendum. Kanë qëndruar me orë të tërë në acar për të votuar. Ky referendum për drejtësi dhe kundër kapjes së shteti u fitua, është diçka e pashembullt në Kosovën e pasluftës”, theksoi ai.