Transmetuar më 14-02-2021, 08:38

Tirana është zbardhur nga dëbora gjatë natës.

Nëse në shumë zona të Shqipërisë, bora dhe acari kanë krijuar probleme, në kryeqytet ajo është pritur me entuziazëm nga qytetarët.

Edhe Elvis Naçi, teologu dhe imami i njohur, ka ndarë  një mesazh në Facebook, i frymëzuar nga dëbora.,

“O Zot i Gjithësisë bora është shumë e bukur, por Ti që e krijove je më i bukuri, pastroji zemrat tona siç është bardhësia e saj! Amin”, ka shkruar ai teksa shihet duke u lutur gjatë momentit që Tirana nisë të zbardhet nga dëbora./a.m/NOA.l