Transmetuar më 14-02-2021, 00:01

Një krim makabër ka ndodhur në Gjermani duke shokuar vendin, ku mediat vendase flasin për një vrasje të shumëfishtë në një familje.

Një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, dy vajzat, vjehrrën dhe më pas edhe veten e tij.

Ngjarja ka qenë makabre pasi burri ka goditur për vdekje gruan e tij, vajzat e tij dhe vjehrrën, para se t’i vinte flakën shtëpisë dhe të vriste edhe veten.

Zjarrfikësit kanë gjetur trupat e pajetë në shtëpinë në Radevormwald, afër qytetit të Wuppertal, të premten.

Burri ishte një 41-vjeçar, gruaja e tij 37-vjeçare, vajzat ishin të moshës 1 dhe 4 vjeç dhe vjehrra e tij 77-vjeçare, raporton Ap.

Policia dhe prokurorët thanë të shtunën se ata besojnë se burri ka vrarë pjesën tjetër të familjes, i ka vënë flakën shtëpisë dhe më pas ka goditur me thikë veten.

Ata dyshojnë se motivi ishte dështimi i martesës së tij.