Transmetuar më 13-02-2021, 23:47

Basha i bllokuar rrugës për në Shkodër: Situata e rëndë, qeveria dështoi ti vijë në ndihmë qytetarëve. Koncesionarët marrin paratë dhe se bëjnë punën, qeveria përgjegjëse

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bllokuar në rrugë gjatë udhëtimit të tij për në Shkodër, gjatë një lidhje direkte telefonike në News 24 tha se situata në rrugë është e rëndë.

"Kam një kohë të gjatë i bllokuar në trafik në rrugë. U nisa drejt Shkodrës për të qenë pranë banorëve të Shkodrës të cilët po kalojnë një situatë dyfish të vështirë, përmbytjen dhe borën me ngricat. Ndërkohë kemi mbetur në një zonë përtej Shënkollit, midis Shënkollit dhe Tales, pra para Lezhës, ku kanë mbetur shumë automjete me familjarë brenda. Përpara automjetit ku ndodhem unë ka pasur një ambulancë për një kohë të gjatë, të cilët me thënë të drejtën disa prej shoqëruesve të mi po ndihmojnë për të lëvizur, por pa sukses. Pra, trafiku ka bërë në vend, dhjetëra, qindra automjete të mbetura siç kam informacione që vijnë pa pushim gjatë kësaj kohe, gjatë këtyre orëve. Dhjetëra familje janë në vështirësi të mëdha, në veçanti ato që kanë mbetur të pastreha për shkak të tërmetit.

Duket që situata e bllokimit është në të gjithë Shqipërinë. Shqipëria ka mbetur e bllokuar për shkak të kësaj situate të rënduar dhe nuk shoh, nuk kemi parë marrjen e asnjë mase për të lehtësuar sadopak situatën, e në veçanti për ata që kanë përgjegjësinë dhe detyrën për ti mbajtur të hapura akset kryesore kombëtare.

Situata zgjidhet duke marrë masat paraprake sepse dihet që para 3-4 ditësh që e shtuna dhe e diela do të sillte reshje dëbore dhe ngricë ndaj duhet të ishin marrë masat, ju e dini fare mirë që kjo është detyrë e qeverisë e cila si në shumë fusha të tjera ka paguar para, paratë e shqiptarëve për koncesionet e mirëmbajtjes dimërore që do të thotë hedhja kripës, do të thotë borëpastruese dhe në një nga akset kryesore të vendit atë që lidh Tiranën me Shkodrën nuk kam parë personalisht gjatë gjithë kohës që kam qenë në këtë aks, nuk kam parë asnjë veprim të tillë, asnjë hedhje e kripës as borëpastruese dhe si rezultat sic ju thashë qindra automjete shumë prej tyre kanë familjarë brenda kanë mbetur të bllokuar në borë duke përfshirë këtu sic ju thashë ambulancë, pra një ambulancë me automjet të shëndetësisë mu përpara automjetit tim.

Situata paraqitet jashtëzakonisht e rëndë dhe një neglizhencë e pafalshme doja të thoja por edhe për diçka që nuk ka ardhur papritur por ka ardhur e paralajmërauar prej të paktën prej pesë ditësh duhet t’i kishim marrë të gjitha masat por si në çdo fushë tjetër edhe në fushë kemi të bëjmë me një braktisje totale të detyrës nga qeveria dhe kryeministri.

Por faturën e paguajnë njerëzit. Shqetësimi kryesor janë këta 100 persona të cilët kanë mbetur në këtë stuhi dëbore, të bllokuar në akse rrugore të cilat duhet të ishin mbajtura të hapura. Për të cilat janë paguar paratë e shqiptarëve për tu mbajtur të hapura me pastrimin e borës nga borëpastueset që nuk duken gjëkundi apo me hedhjen e kripës. Por edhe qindra dhe mijëra familje të tjera që po përjetojnë këtë ngricë anë e mban Shqipëris dhe natyrishtë në ato zona ku ka patur përmbytje si Shkodra drejt të cilës jam nisur ku situatës së përmbytjes i shtohet edhe ngrica edhe bora", – u shpreh Basha.

Kreu opozitar tha se situata e krijuar është prova se kjo qeveri ka dështuar.

"Ky është një dështim i përsëritur, është një dështim i përsëritur. Shkodra ka pothuajse 40 ditë nën ujë. Kam qenë aty, kam qenë pran banorëve për t’i mbështetur për të evidentuar problematikat, për të kërkuar ndihmë për ta dhe Shkodra vazhdon të jetë e braktisur. Po kaq e braktisur është edhe e gjithë ultësira perëndimore që është përballur me përmbytje të tjera gjatë ktyre dy, tre ditëve të fundit, pra qeveria thjeshtë është e dorzuar, ja ka dorzuar Shqipërinë fatit dhe fati, natyra, këto ditë është treguar goxha e ashpër me reshjet, borën. Nuk kam cfarë të them përvece qeveria ka dështuar në mënyrën më të turpshmee për tu qëndruar pranë banorëve të përmbytur dhe tani për të marrë masat minimale, për të mbajtur akset kryesore kombëtare të hapura, sepse do të mjaftonte një parapërgatitje, po e përsëris dhe njëherë nuk është dicka e papritur, kemi 5 ditë që e presim këtë. Një parapërgatitje apo një mobilizim i atyre kontratave koncesionare, që paratë i marrin, por kur vjen puna punelën nuk e bëjnë, që kto qindra apo mijëra automjete anembanë Shqipërisë e në vecanti në këtë aks ku ndodhem vetë, mos mbeteshin të bllokuara me mijëra familjarë të bllokuar brenda automjeteve dhe qindar të tjerë në këtë situatë shumë të vështirë, duke përfshirë dhe ata që janë akoma në cadra apo në gërmadhat e shtëpive të prishura nga tërmeti apo në zona të përmbytura si këto të Shkodrës. Pra, apeli im ka qenë prej kohës që qeveria të bënte detyrën e saj. Kjo e sotmja për fat të keq është një tjetër provë më këtë kryeministër në ikje dhe më këtë qeveri në ikje Shqipëria ka mbetur, është e bllokuar nuk ka situate më të dhimbshme sa kjo e sotmja sic ka mbetur e bllokuar në borë, ka vite që ka mbetur e bllokuar, ka mbetur në vend numëro. Apeli im është që qytetarët të bëjnë c’është e mundur në këtë situatë të vështirë për të ndihmuar njëri tjetrin. Ndërsa kërkesa që kam, jo apeli por kërkesa që kam është që, ata që kanë marrë paratë e shqiptarëve urgjentish t’iu vijnë në ndihmë automjeteve të bllokuara dhe që qeveria të mos qëndrojë duarkryq apo të fajësojë siç e ka zakon këdo përveç vetes siç e ka zakon kryeministri, e ka zakon të përditshëm. Por të jetë në krye të detyrës për të bërë të mundur që akset kryesore, të paktën akset kryesore të mbahen të zhbllokuara, sepse kjo do të ishte plotësisht e mundur në qoftë se ata do të bënin detyrën e tyre. Është plotësish përgjegjësia dhe dështimi i tyre që akset janë të bllokura nga bora", – u shpreh kreu i opozitës nga Lezha ku ishte bllokuar. "Koncesionarë që marrin paratë dhe nuk bëjnë punën. Por përgjegjësia për t’i mbikëqyrur është e qeverisë. Qeveria mbron interesin e qytetarëve apo më mirë të themi duhet ta mbronte. Qeveria i ka dhënë këto kontrata, qeveria është ajo që duhet të sigurojë zbatimin e këtyre kontratave. Kur vjen puna për ti puthur në kokë dhe për ti dhënë paratë e shqiptarve kryeministrin e kemi nga mëngjesi deri në darkë në televizor por kur vjen puna për të ndihmuar qindra automjete, qindra familje të mbetura në borë zhduken pa lënë gjurmë apo bëjnë spektakle të kota sepse në fakt kompanitë i kanë marë paratë por puna nuk është bërë. Përgjegjësinë për këtë e ka qeveria. Dhe pyetja që ka çdokush sot është: Ku janë ata tani? Tani që është nevoja më e madhe për të qënë pran tyre, për te zhbllokuar akset, për të bërë detyrën për të cilën marin paratë e shqiptarve, për të hedhur kripë në rrugë, për të sjellë borë-pastrueset dhe ku është qeveria që ka për detyrë zbatimin e këtyre kontratave, që ka për drtyrë ti mbajë përgjegjës këto kompani që partë i marrin por sot në këtë moment nuk janë askund".