Transmetuar më 13-02-2021, 22:57

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka folur këtë mbrëmje nga Spitali Universitar i Traumës, duke shprehur gatishmërinë e përforcuar sipas saj në situatën e kushteve ekstreme të motit.

Ministrja ka treguar se do të aktivizohet skenari i parë me hapjen e pesë spitaleve të para rajonale për pacientët me COVID-19, në rast të mbingarkesës në spitalet e Tiranës si dhe në rast të vështirësive të transportit, si pasojë e motit të keq.

Sipas ministres Urgjenca Kombëtare dhe ekipet mjekësore në të gjithë vendin janë në gatishmëri dhe po përballojnë një fluks të shtuar të pacientëve me COVID-19 dhe emergjencave të tjera mjekësore, në kushte tejet të pafavorshme të motit.

"Nëse keni urgjencë mjekësore, telefononi 127", shkruhet në statusin e ministres Manastirliu./noa.al/