Transmetuar më 13-02-2021, 20:54

Napoli mundi Juventusin mbrëmjen e sotme në ndeshjen e vlefshme për “Serinë A” italiane.

Goli i këtij takimi u shënua nga Lorenzo Insigne, që ishte edhe goli i 100-të ,me fanellën e Napolit.

Italiani shënoi nga penalltia kundër bardhezinjve.

Ai u shpreh i kënaqur me paraqitjen e tij dhe të skuadrës në përgjithësi.

“Jemi të kënaqur me rezultatin, por mbi të gjitha me paraqitjen e skuadrës”, tha ai.

“Kemi luajtur me një më pak sepse Chucky (Hirving Lozano) nuk ja doli të vazhdonte”, shtoi më tej.

“Goli i 100-të? Emocion i papërshkrueshëm të arrish këtë me fanellën napoletane, shpresoj të shënoj edhe më shumë.

Golin ia dedikoj gruas sime sepse nesër është Shën Valentini, pastaj trajnerit dhe lojtarëve sepse janë munduar shumë”, përfundoi Lorenzo Insigne.