Transmetuar më 13-02-2021, 20:51

Pas infektimit nga Covid-19 ndërroi sot jetë ish-presidenti i Tiranës në fillim të viteve ’90, Metush Seferi.

Seferi ishte infektuar pak ditë më parë dhe pas komplikimeve u shtrua në spital.

Lajmin e trishtë kanë bërë të afërm të afërm dhe miq të Metush Seferit.

Në moshën 77 vjeçare ndërroi jetë ish presidenti i ekipit të Tiranës Metush Seferi.

Në pesë vitet e drejtimit të tij nga 1993-1998, bardheblutë fituan 3 tituj kampion dhe dy Kupa Republike.

/a.m/NOA.al