Transmetuar më 13-02-2021, 19:38

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka tronditur opinionin publik në Greqi.

Sipas medieve vendase, një 25-vjeçare me origjinë afrikane dyshohet se ka dhunuar për vdekje foshnjën e saj 6-muajshe.

Ngjarja ka ndodhur në Janinë dhe mjekët kanë thënë se fëmija është dërguar në spital i nxirë, pa ndjenja dhe me rrahje ulura të zemrës.

Foshnja u intubua menjëherë dhe u transportua në spitalin Hatzikosta, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ndërroi jetë.

Gruaja, e cila kishte përfituar azil në 18 gusht 2020 jetonte në një apartament në rrugën Siomopoulou në Janinë.

Për të mbuluar vrasjen dhe duke u shtirur si e trishtuar nga humbja e vajzës së saj, dyshohet se shkoi të hidhej nga dritarja e spitalit.

Më pas ajo u mor dhe u transferua në Klinikën Psikiatrike të Universitetit Spitali i Përgjithshëm për Janinë.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.