Transmetuar më 13-02-2021, 19:13

Pavarësisht entuziazmit që ka dhuruar rënia e dëborës, ulja e temperaturave dhe i ftohti i acartë ka sjellë edhe dëmet e veta.

Disa fotografi janë kapur në Gjirin e Lalzit në Durrës, ku bora ka veshur gjithë bregdetin.

Si shkak i reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, ujërat kanë nxjerrë në breg disa delfinë të cilët janë të ngordhur.

Bëhet fjalë për banorë të rrallë në ujërat e deteve që lagin territorin e Shqipërisë.

Shihni fotot e publikuara.