Transmetuar më 13-02-2021, 11:34

"Ti na kushton 5 mijë euro në vit". Pasi e detyruan atë të shiste gjysmën e shtëpisë, duke i dhënë jo më shumë se 10 euro në ditë për të jetuar, ata e konsideruan atë një barrë ekonomike.

Dhe në fund, e hoqën qafe, pasi mësuan (bisedat u përgjuan) se ajo kishte një takim në 29 dhjetor me një avokat nga zyra e strehimit.

Për vdekjen e Rosina Carsetti (e quajtur "Rosy"), 78 vjeçe, e mbytur pasditen e 24 dhjetorit në Montecassiano (Macerata), në Itali, në shtëpinë ku ajo jetonte me pjesën tjetër të familjes, vajza dhe nipi i saj, Arianna Orazi, 49 vjeçe, dhe Enea Simonetti, 20 vjeç, përfunduan në burg të akuzuar për "vrasje me paramendim".

Burri i Rosy-t, Enrico Orazi, 79 vjeç, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasje, nuk u dërgua në paraburgim për shkak të moshës së tij.

Pista false e grabitjes

Prokurori dhe karabinierët e Maceratas, nuk kanë gjetur ndonjë korrespondencë me versionin e tyre. Ajo e hajdutit të maskuar që sulmoi dhe vrau Rosy-n dhe më pas iku me dy mijë euro.

Sipas akuzës, "regjisor" i krimit do të ishte Arianna, por Rosy u vra fizikisht nga nipi i saj, Enea, duke parë llojin e plagëve të gjetura në trupin e viktimës, e cila kishte 14 brinjë të thyera.

Ka qenë Enea, ai që i vuri hetuesit në rrugën e duhur. I pyetur në kazermë, zbulon prokurori, ai ishte disa herë kontradiktor me ato që thoshte.

"Jo, nuk kishte asnjë grabitje, ishte një aksident," tha ai, duke shtuar se ai u bashkua me familjen drejt krimit makabër të orkestruar nga gjyshi dhe nëna e tij vetëm nga dashuria për ta.

Alibitë

Kur Arianna mëson, se djali i saj e ka deklaruar veten "të huaj" në këtë vrasje, ajo shfaqet e frikësuar. Në përgjim, ajo i thotë djalit të saj: "Ti nuk mund të thuash që ishte një aksident, një mbytje nuk mund të kalojë si një aksident …".

Gruaja i referohet shkakut të vdekjes së nënës së saj, të cilën deri atëherë askush, madje as mjekët, nuk e kishin zbuluar ende.

Pastaj i tha djalit të saj, të mos tregonte, duke pretenduar se, në fund të fundit, hetuesit do t’ia kishin atribuar vrasjen "gjyshit Enrichetto, lidhja e dobët e çështjes".

Por ka shumë gabime të nënës dhe djalit. Për shembull, Enea u mburr me "therjen e bërë në papafingo".

Në një përgjim tjetër, ai i kujton nënës së tij, se dritarja franceze (ajo që do të ishte thyer nga vrasësi), ishte "dëmtuar për ca kohë".

Nga ana tjetër, Arianna u pendua për disa "gabime", të tilla, si fakti që nuk i kishte zënë gjumi qentë (kështu që do të dukej normale që nuk kishin lehur), ose që djali i saj, nuk u kishte thënë hetuesve që ai qëndroi në garazh para se të kthehej.

Përgjimi në Instagram

Midis kthimit të tij pas pazarit në supermarket (ai raportoi se ishte larguar në orën 5.40 pasdite) dhe telefonatës te 112, në fakt, nuk kanë kaluar më shumë se 6 minuta.

Pak, për atë që përpiqet të fshehëh vrasjen e gjyshes së tij dhe duhet të shpëtojë pjesën tjetër të familjes.

Ekziston edhe biseda në 16 dhjetor në Instagram, për të përforcuar tezat e prokurorëve, ajo në të cilën Arianna fton Enean t’i bashkohet asaj në shtëpi, sepse "ka filluar studimin e planit". /e.a/noa.al/

Burimi: Corriere della Sera