Transmetuar më 13-02-2021, 07:36

Vendi ynë, do të vijojë të jetë edhe sot nën ndikimin e masave ajrore polare, duke diktuar gjatë paradites vranësira dhe reshje të pakta shiu në zonat bregdetare, por reshje dëbore në gjysmën lindore të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që pasditja dhe nata të sjellin rënie të temperaturave dhe për pasojë pjesa me e madhe e vendit tonë do të përfshihet nga reshjet e dëborës.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -9°C deri në 9°C.

Era do fryjë mesatare në tokë, por e fortë në det, me shpejtesi 45-50 km/h nga drejtimi veri-lindor, duke krijuar në det një dallgëzim deri në 5 ballë. /e.a/noa.al/