Transmetuar më 12-02-2021, 23:40

Një grua që punonte në një pulari në Rusi, ka humbur jetën tragjikisht gjatë momentit të punës.

Daily Mail ka publikuar një video ku duket momenti i tmerrshëm.

Punonjësja ishte pranë një makinerie që grin mish, dhe aksidentalisht u afrua më shumë se duhet dhe makina e griu të gjallë.

“Është e vështirë të imagjinosh atë që ajo ka provuar para se të vdiste. Punonjësit e fabrikës u afruan me vrap kur dëgjuan ulërimat e saj por nuk mundën ta ndihmonin”, thuhej në një raport të mediave lokale në Belousovo.

Rasti doli në dritë pasi hetimet zbuluan aspekte të shkeljes së sigurisë në punë dhe të neglizhencës.

Komiteti i hetimit tha se makineria nuk kishte mjete mbrojtëse në mekanizmat e saj rrotullues. /k.k/noa.al/