Transmetuar më 12-02-2021, 14:17

Dita e Shën Valentinit parashikohet të jetë e acartë për Gadishullin Ballkanik ku bën pjesë Shqipëria dhe atë Apenin (Italia).

Masa të ftohta ajrore, sipas meteorologëve italianë po vijnë nga Evropa Lindore dhe do të prekin Italinë.

Për këtë arsye era e ftohtë dhe dëbora do të zbresin deri në fusha dhe brigje.

“Duke filluar nga sot, një masë e ajrit shumë e ftohtë do të fillojë të zbresë nga Evropa Lindore drejt pellgut mesdhetar. Për këtë arsye do të ketë një ekskursion termik të vërtetë me një rënie të temperaturave që ishin të buta deri ditën e djeshme. Termometri fillimisht do të zbresë në rajonet veri-lindore dhe më pas do të shtrihet në të gjithë Italinë”, thonë mediat italiane teksa i referohen parashikimit të meteorologëve.

Nesër, të shtunën më 13 shkurt, priten reshje bore deri në fushat dhe brigjet e Marche, Abruzzo, Molise, Basilicata, Puglia dhe Campania.

Midis pasdites dhe mbrëmjes mundësia e dëborës nuk përjashtohet as në Pescara, Bari dhe deri në Romë.

Reshjet bore do të ketë edhe në Kalabri midis mbrëmjes së shtunë dhe natës deri në lartësitë kodrinore (700 metra).

Pra, parashikohen reshje dëbore në kufirin bregdetar me Shqipërinë, çka do të thotë se edhe vendi ynë duke filluar nga dita e nesërme dhe sidoemos për Shën Valentin pritet të përfshihet nga masa ajrore të ftohta dhe reshje dëbore deri në zonat e ulëta.

/a.m/NOA.al