Transmetuar më 12-02-2021, 12:33

Lëvizja Socialiste për Integrim pozicionohet publikisht kundër nismës së Partisë Demokratike për taksimin e biznesit të vogël duke refuzuar vlerën 0.5 për qind.

Erisa Xhixho njoftoi sot nga Durrësi se plani i LSI është që pas 25 prillit, nëse opozita ku ajo bën pjesë, fiton zgjedhjet, taksat për biznesin e vogël do të jenë 0 për qind.

Bizneset me xhiro deri 14 milionë lekë në vit do të trajtohen si biznese te vogla, me tatim fitimi dhe TVSH 0%", tha Xhixho ndërsa vizitoi disa biznese në qytetin bregdetar.

Deklarata e LSI bie ndesh me programin e lançuar nga Basha për taksim 0.5 për qind të xhiros për bizneset deri në 14 milionë lekë të reja në vit.

Ndërkohë, plani i LSI përputhet me vendimin që ka miratuar qeveria e kryeministrit Edi Rama për 0 për qind taksa përjashtuar ato bashkiake, nga viti që jemi e deri në 2029. /noa.al