Transmetuar më 11-02-2021, 18:32

Një aksident automobilistik në Prrenjas fatmirësisht nuk është shoqëruar me dëme në njerëz.

Makina ka dalë nga rruga duke dëmtuar një shtyllë që furnizon me energji nënstacionin e Përrenjasit.

Siç shihet edhe nga pamjet, makina ka dalë nga rruga, ndërsa telat e korentit e kanë bërë edhe më të rrezikshëm aksidentin.

Kompania OSHE bën me dije se grupet e punës së Operatorit të Sistemit të Transmetimit, janë duke punuar për riparimin e defektit ku është dëmtuar linja e tensionit të mesëm./a.m/NOA.al