Transmetuar më 11-02-2021, 16:38
Foto ilustruese

Një grua është hedhur nga kati i tretë i shtëpisë së saj në fshatin Bask të Skënderajt.

Gruaja e moshës rreth 30-vjeçe ka ndërruar jetë në spital.

Për ngjarjen e rëndë Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka konfirmuar se rrethanat janë ende të paqarta. Për zbardhjen e ngjarjes, çështja është duke u hetuar nga prokurori në koordinim me policinë.

Trupi i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Gruaja kishte pësuar lëndime trupore dhe është dërguar fillimisht në spitalin e Drenasit e më pas në atë të Prishtinës, ku edhe ka ndërruar jetë.

/a.m/NOA.al