Transmetuar më 11-02-2021, 15:56

Këngëtarja Diona Fiona festoi ditëlindjen e saj, duke ftuar miq dhe të afërm.

Ajo postoi foto dhe video të njëpasnjëshme në rrjetet sociale, ku tregoi se po ia kalonte shumë mirë me të ftuarit.

Por festa nuk u mbyll siç pritej, pasi policia duket se pa fotot dhe ndërhyri në lokalin ku po zhvilloheshin festimet.

Sipas informacioneve të "Prive", festa e këngëtares është ndërprerë nga polica, pasi këngëtarja në ditëlindje kishte shkelur masat anti-Covid.

Si të mos mjaftonte kjo, edhe të ftuarit janë gjobitur me nga 200 euro.

/a.m/NOA.al