Transmetuar më 11-02-2021, 15:43

Është e pabesueshme ajo që ka ndodhur në ndeshjen e Kupës së Portugalisë, midis Bragës dhe Portos.

Pavarsisht rezultatit përfundimtar 1-1 në një ndeshje të fortë mes dy ekipeve elitë, ku kishte edhe 2 kartonë të kuq, është regjistruar vërtet një episod i veçantë.

David Carmo, futbollist i skuadrës vendase, u dëmtua në gjysmën e pjesës së dytë.

Ai nuk mund të vazhdonte lojën dhe u desh që autoambulanca të futej në fushë për ta marrë dhe për ta transportuar.

Aty lindi një problem, që u zgjidh nga futbollistët. Autoambulanca e kishte të vështirë të lëvizte për shkak se në fushë kishte baltë dhe lojtarët u detyruan ta shtynin, që të dilte jashtë.

Sigurisht që gjithçka u kap nga kamerat dhe videot u kthyen virale në rrjetet sociale. /e.a/noa.al/