Transmetuar më 11-02-2021, 13:14

Larry Flynt, "mbreti i pornografisë" amerikane i njohur për themelimin e një perandorie filmash me "drita të kuqe", ka vdekur në moshën 78 vjeç. Ai e ka nisur karrierën, duke filluar me revistën "Hustler", e themeluar në vitin 1974.

I paralizuar nga beli poshtë nga një përpjekje për vrasje në vitin 1978, Flynt vdiq në Los Anxheles për shkak të problemeve të zemrës.

Për vite me radhë, ai është angazhuar gjithashtu në beteja të shumta politike, e fundit kundër Donald Trump.

Kur miliarderi u bë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2017, "mbreti i pornografisë", ofroi 10 milionë dollarë për këdo që siguronte prova të mjaftueshme për të filluar procedurën e shkarkimit të tij për ta dëbuar atë nga Zyra Ovale.

Në vitin 1998, megjithatë, ai mori në mbrojtje Bill Clintonin, i përfshirë nga skandali "Monica Lewinsky",  duke u ofruar edhe në këtë rast, para të gjithë atyre që kishin zbuluar histori të tradhëtive nga udhëheqësit republikanë.

Në vitin 2011, ai u bashkua hapur me Anthony Weiner, burrin e ndihmëses personale të Hillary Clinton, të detyruar të jepte dorëheqjen nga Kongresi për fotot "hard" të dërguar të miturve.

Flynt i ofroi atij një punë në perandorinë e tij me "drita të kuqe", me një pagë më të lartë se ajo e një parlamentari. /e.a/noa.al/