Transmetuar më 10-02-2021, 19:32

Boksieri shqiptar me famë botërore, Luan Krasniqi i cili mban nënshtetësi gjermane dhe nuk është përfshirë në garën zgjedhore në Kosovë, përmes një postimi në facebook, ka bërë thirrje që me 14 shkurt, të votohet Lëvizja Vetëvendosje.

“Ndodhemi pakë ditë para zgjedhjeve në Kosovë. Deri më tash, pothuaj të gjitha partitë qeverisën me shtetin. Më së shkurti Lëvizja Vetëvendosje. Tentimi i saj 51 ditësh për rikthimin e shtetit u ndalë, atëherë kur kërkoi nga ministritë dorëzimin në prokurori të dëshmive për rastet korruptive”, ka shkruar Krasniqi. Sipas tij, vota më 14 shkurt, është votë për shtetin e Kosovës.

“Prandaj, zgjedhjet janë më shumë se një votim. Votuesit duhet të zgjedhin të ardhmen e jo të votojnë të tashmen. Mbi të gjitha, ndryshimin! Vota e 14 shkurtit është votë mbijetuse per shtetin e Kosovës”, përfundon postimin e tij, boksieri i njohur, Luan Krasniqi.

/a.m/NOA.al