Transmetuar më 10-02-2021, 17:17

Trajneri Jurgen Klopp ka humbur të ëmën në moshën 81-vjeçare.

Mamaja e trajnerit të Liverpool u nda nga jeta këtë të mërkurë.

Tekniku i mirënjohur gjerman ka mbetur i trishtuar, për faktin se nuk mund ta përcjellë nënën e tij në banesën e fundit.

Sipas vendimeve të fundit, masat shtrënguese për pandeminë në Gjermani ndalojnë fluturimet nga Britania e Madhe, të paktën deri më 17 shkurt.

Por nga ku përjashtim nuk do të ketë për askënd.

Duke folur për mediat angleze, Jurgen Klopp është shprehur se e kupton situatën.

Ai ka vendosur të zhvillojë një ceremoni përkujtimore në nder të mamasë, në momentin e parë që do të jetë e mundur.

/a.m/NOA.al