Transmetuar më 10-02-2021, 12:11

Marrëdhëniet  mes Antonio Kontes dhe presidentit të Juventusit, Andrea Anjeli, prekën fundin në gjysmëfinalen e kthimit të Superkupës së Italisës mes "Zonjës" dhe Interit, që përfundoi në barazim pa gola.

Një rezultat, që gjithsesi kualifikoi bardhezinjtë në finalen e madhe. Irritimi i trajnerit të Interit nisi në minutat e para të ndeshjes, kur zikaltrit pretenduan për një 11-metërsh pas rrëzimit të Lautaro Martinez brenda zonës.

Konte u shfaq shumë i revoltuar dhe nga aty nisën edhe ofendimet në distancë mes tij dhe Anjelit, që morën përmasa më të mëdha në fundin e pjesës së parë dhe në fundin e gjithë takimit.

Leonardo Bonucci, mbrojtësi i Juventusit, iu drejtua me këto fjalë ish-trajnerit të tij: “Konte, respekto arbitrin, duhet ta respektosh atë”. Vetë tekniku i Interit, për mikrofonat e Rai Sport deklaroi në fund të ndeshjes: “Nuk kam fjalë, thjesht duhet të ketë më shumë sportivitet dhe respekt për ata që punojnë. Te Juventusi duhet të thonë të vërtetën. Arbitri i katërt dëgjoi gjithçka dhe e pa se çfarë ndodhi gjatë gjithë ndeshjes”.

Nuk munguan replikat në pushimin mes pjesëve mes Kontes dhe presidentit juventin, kur Konte është kapur edhe nga kamerat, teksa ngre gishtin e mesit në fundin e pjesës së parë.

Në mediat italianë raportojnë se Konte e ka pasur pikërisht me numrin një të klubit bardhezi, i cili në fund i është kthyer keq duke i thënë që "ta futë në b***ë atë".

Situata aspak të këndëshme këto që mund të përfundojnë në axhendën e gjykatësit sportiv, i cili mund të dënojë si Konten ashtu edhe Anjelin. /e.a/noa.al/