Transmetuar më 09-02-2021, 17:10

Gati gjysma e të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit i përket rajonit të Atikës në Greqi.

Kjo zonë pritet që nga nesër të futet në izolim total.

Mediat greke raportojnë se ky vendim është propozuar nga ekspertët.

Pritet që në njoftimi të bëhet i ditur nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis në orën 19:30.

Sipas ekspertëve, shkollat ​​dhe dyqanet me pakicë do të mbyllen nga nesër deri më 22 shkurt.

Mësohet se vendimi është marrë nga grupi i ekspertëve me 16 vota pro dhe 8 abstenim.

Pritet që edhe shitjet me pakicë, qendrat estetike  të pezullohen.

Vetëm supermarketet, farmacitë, pikat e karburantit dhe dyqanet ushqimore parashikohet të mbeten  të hapura.

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 1526 raste të reja me COVID19, prej të cilave 750 raste u zbuluan në Atikë, 206 në Athinë dhe pjesa tjetër në zonat e tjera.

Në vendin fqinj janë shënuar 20 viktima gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura që prej fillimit të pandemisë në 6017 në total.

/a.m/NOA.al