Transmetuar më 09-02-2021, 14:54

Mario Baloteli mbrëmjen e djeshme u dha përgjigje fansae të tij në “Story”, profili i tij në rrjetin social “Instagram”, ku është pyetur cilët janë më të mirë shqiptarët apo ganezët.

Ish-sulmuesi i Interit dhe i Milanit, si dhe i Kombëtares italiane, nuk zhgënjeu aspak tifozët shqiptarë.

Sulmuesi italian i Monzës ka etiketuar personin që e kishte pyetur dhe kishte vendosur një zemër në mes dhe anash dy flamujt, atë të Ganës dhe atë të Shqipërisë.

Një gjest i mrekullueshëm i Balotelit i cili në prgjigjen e dhënë vlerësoi shumë shqiptarët.

Aktualisht Baloteli ka zhvilluar me Monzën një ndeshje, ku që në debutim realizoi edhe një gol.

Sulmuesi aktualisht është dëmtuar.

/a.m/NOA.al