Transmetuar më 09-02-2021, 14:43

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka gjobitur ditën e sotme kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, pasi ka zhvilluara aktivitete që janë të ndaluara 4 muaj para zgjedhjeve parlamentare.

Sipas TCH, gjoba është në masën 825 mijë lekë, për 3 shkelje, atë të rregullave për aktivitetet e ndaluara, mos raportim të aktiviteteve dhe për promovim të aktiviteteve të ndaluara.

Gjobat për Erion Veliaj

750 mijë lekë për shkelje të rregullave për aktivitetet e ndaluara

35 mijë lekë për mos raportim të aktiviteteve

40 mijë lekë për promovim të aktiviteteve të ndaluara

Vendimi erdhi pas ankesës nga LSI në lidhje me aktivitetet publike të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Sipas ndryshimeve të reja në Kodin Zgjedhor, subjektet duhet të raportojnë në KQZ, aktivitetet elektorale të tyre.

Në rast të mosraportimit, ngarkohen me përgjegjësi administrative politikani që e organizon atë.

Gjoba e KQZ ka të drejtën e ankimimit nga ana e subjektit në KAS. /e.a/noa.al/