Transmetuar më 08-02-2021, 18:00

Besojeni apo jo, një lopë në Angli u shit për 300 mijë euro. Është një rekord në fakt, pasi asnjëherë nuk kishte ndodhur diçka e tillë.

Lopa Limousin, me emrin Posh Spice, u shit pak ditë më parë..

Lopa që e solli në jetë, Milbrook Gingerspice, mbajti rekordin e mëparshëm britanik dhe evropian të vendosur në vitin 2014.

BBC citon pronaren Christine Ëilliams të ketë thënë se shitja ishte “si të fitojnë lotarinë” dhe se çmimi përfundimtar ishte “i pabesueshëm”.

Ajo tha se lopa njëvjeçare e shitur ishte “e zgjuar dhe plot stil”. /k.k/noa.al