Kim sjell në vëmendje ndalimin e Tom Doshit në SHBA: Votuesit shqiptarë meritojnë më shumë
Transmetuar më 08-02-2021, 16:50

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka shprehur shpesh domosdoshmërinë e të pasurit njerëz me integritet në listat e deputetëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Edhe sot ka bërë të njëjtën gjë, por në një formë tjetër.

Juri Kim ka sjellë në vëmendje ndalimin e deputetit Tom Doshi për të shkuar në Shtetet e Bashkuara, dhe shkruan se votuesit shqiptarë meritojnë më mirë sesa kaq.

“Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky paralajmërim i bërë nga Sekretari i Shtetit në SHBA-së pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit.

Me siguri, votuesit e Shqipërisë meritojnë më mirë sesa kjo”, shkruan ambasadorja në Tuiter.